Bytyqi: Ngrini kokën, kthejeni buzëqeshjen – LSDM është trime

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 22:08

Bytyqi: Ngrini kokën, kthejeni buzëqeshjen – LSDM është trime

“Qytetarët na dërguan një mesazh dje, i dëgjuam. Ne pranojmë përgjegjësinë. Dhe sot është një ditë e re – ne vazhdojmë betejën me rezultatin ZERO-ZERO. Nuk ka dorëzim, nuk ka kohë për dekurajim. Të mos kërkojmë ngushëllime, sepse beteja për Maqedoninë evropiane ende nuk ka përfunduar. Mbani kokën lart, ktheni buzëqeshjet tuaja. Ne si parti jemi të bashkuar dhe do të luftojmë për bindjet tona”, tha në tubimin qendror nënkryetari i LSDM-së dhe bashkëbartësi i listës parlamentare të “Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane” në Njësinë zgjedhore 2, Fatmir Bytyqi në Çuçer Sandevë, përcjell FLAKA.

Sipas tij, LSDM-ja vazhdon me vendosmërinë e shtuar si dhe përkushtimin ndaj idesë së Maqedonisë evropiane:

“Dorëzimi nuk është opsion për ne, guximtarët, për ne nga LSDM. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh – gjithçka është e arritshme! Në datën 8 maj gjithçka nis nga e para, votat do të numërohen nga ZERO. Le të jetë kjo sfida përmes së cilës do të bashkohemi, për të qenë edhe më të fortë në dy javët e ardhshme. Duke ju parë, të dashur shokë, kam besim se jemi plotësisht të përgatitur për këtë situatë, e cila kërkon të themi me zë të lartë se nuk ka dorëzim”, tha Bytyqi. FLAKA

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 22:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?