Kasami: VLEN do ta mbajë tubimin përmbyllës në Tetovë, kështu vendos ligji

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 16:57

Kasami: VLEN do ta mbajë tubimin përmbyllës në Tetovë, kështu vendos ligji

Dy koalicionet shqiptare “Fronti evropian” dhe “VLEN” tani për tani nuk heqin dotë nga mbajtja e tubimeve përmbyllëse në të njejtën ditë në Tetovë.

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka deklaruar se lejen për tubim e jep komuna, e jo Sektori për Punë të Brendshme.

Kasami më tej shtoi se VLEN ka bërë kërkesë më herët se Fronti Europian.

“Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore, nuk jemi në shtet policor, ndërkaq me këtë veprim Artan Grubi dhe BDI dëshmojnë se janë me mendësinë e Putinit, me mendësinë e Rusisë. Patjetër që do të mbahet, ne përfundimisht vlerësojmë që në këtë shtet duhet të vlejnë ligjet për të gjithë. Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore. Nuk jemi në shtet policor. Edhe me këtë veprim Artan Grubi dhe BDI dëshmojnë se janë me mendësinë e Putinit, me mendësinë e Rusisë. Ata kanë kërkuar leje në polici, ligji nuk përcakton që tubimet të marrin leje apo organizatorët e tubimeve të marrin leje në polici, ligji përcakton që me hapësirat publike  menaxhojnë komunat. Koalicioni VLEN ka kërkuar në afat kërkesë në Komunën e Tetovës  për të shfrytëzuar sheshin e Tetovës ka marr përgjigje pozitive, pas koalicioni VLEN është drejtuar  dhe koalicioni i BDI-së, të cilët i kemi informuar se në atë kohë të cilën ata e kërkojnë, Sheshi i Tetovës është i zënë, dhe nuk mund të jepet në shfrytëzim në bazë të ligjit gjithashtu kemi informuar  edhe policinë e Tetovës se cili organizator  ka leje nga Komuna si menaxhuese me hapësirat publike për organizimin e tubimit përfundimtar me 6 maj”, deklaroi Kasami.

43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 16:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme