Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 19:35

Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Reshjet e shiut pasditen e së martës, kanë shkaktuar telashe në kryeqytet.

Ndonëse nuk zgjatën shumë, reshjet shkaktuan puse me ujë, të cilat e bënë të pamundur kalimin e qytetarëve në pjesë të caktuara të qytetit.

Në disa fotografi dhe video që janë dërguar në redaksinë e Telegrafit, shihen rruga “B”, rruga “Rasim Kiqina” në lagjen Taslixhe, dhe rrugë të tjera të mbuluar nga ujërat atmosferike.

Duhet theksuar se Prishtina vazhdimisht ballafaqohet me probleme pas shirave.

Në shumë pjesë të qytetit mungojnë gypat për ujëra atmosferike dhe reshjet përfundojnë në gypa të ujërave të zeza.

Në mungesë të dy gypave, shumë lagje kanë telashe sa herë që ka reshje.

Sipas meteorologëve, në Kosovë mot kryesisht me vransira dhe reshjes shiu kohëpaskohe parashihen edhe ditën e mërkurë, me temperatura ndërmjet 16C e 18C.

Të enjten, sa me intervale me diell e sa me vransira, vende-vende me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

Nga dita e premtë do të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje deri në 23C; të shtunën deri në 25C e 26C./Telegrafi/

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?