Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka shprehur mirënjohje për autoritetet turke e në veçanti për ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë që siç thotë, për reagim të shpejt për ekstradimin e Lupço Palevskit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja, përcjell TV21.
Lloga tha se e gjithë procedura është realizuar për një periudhë relativisht të shkurtër dhe shtoi se kjo është një shenjë e mirë dhe se drejtësia do t’i arrijë të gjithë pavarësisht se ku janë.
“Në emrin tim dhe në emër të Ministrisë së Drejtësisë, shprehim mirënjohje të madhe për autoritetet turke, veçanërisht për Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Yilmaz Tunç, për reagimin e shpejtë të tyre dhe marrjen e të gjitha masave për ekstradimin e Lupço Palevskit. E gjithë procedura u realizua në një periudhë relativisht të shkurtër prej më pak se pesë muaj. Kjo është një shenjë e mirë për shoqërinë dhe një mesazh që drejtësia do t’ju arrijë kudo që të jeni”, ka shkruar Krenar Lloga!
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
15 Maj, 2024 22:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.