Barcelona ka ndarë mendjen se cilin yll do ta shesë në verë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 21:05 Përditësuar

Barcelona ka ndarë mendjen se cilin yll do ta shesë në verë

Për shkak të problemeve të tyre financiare të dokumentuara, Barcelona do të detyrohet të bëjë të paktën një shitje të rëndësishme gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.

Tani për tani, kandidati i mundshëm për tu larguar është ylli i mbrojtjes, Ronald Araujo.

Araujo ka qenë në negociata për kontratë me Barcelonën gjatë muajve të fundit, megjithëse sipas mediumit spanjoll Sport është bërë shumë pak progres.

Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të dyshojnë në vazhdimësinë e uruguaianit, pavarësisht statusit të tij si lojtar kyç në skuadër.

Meidumi spanjoll shton se Araujo mund të kërkojë një sfidë të re në verë, dhe së fundmi, ai është lidhur me një lëvizje në Ligën Premier – veçanërisht në Chelsea.

Araujo mund të kishte luajtur minutat e tij të fundit si lojtar i Barcelonës, por vlerësohet si i dyshimtë për udhëtimin e së dielës te Sevilla.

Largimi i tij do të ishte një goditje e madhe, megjithëse paratë që do të gjeneronte shitja e tij do të ishin tepër të dobishme për sa i përket gjenerimit të fondeve që do të shpenzoheshin për nënshkrimet e reja. /Telegrafi/ 

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 21:05 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?