Kombëtarja mbërrin në Austri, “në hotel edhe Muja e Cikalleshi”
Botuar nga Flaka
31 Maj, 2024 21:57
Kombëtarja shqiptare udhëtoi pasditen e kësaj të premteje drejt Austrisë, ku do të zhvillojë edhe fazën përgatitore në kuadër të finaleve “Gjermani 2024” por edhe dy sfidat miqësore ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.
Skuadra ka mbërritur në Graz të Austrisë dhe është akomoduar menjëherë në hotel. Edhe hoteli u ka rezervuar mikpritje të veçantë kuqezinjve, duke vendosur postera të tyre në mure, teksa nuk mungojnë as fotot e Cikalleshit dhe Mujës, të cilët nuk janë mes futbollistëve të grumbulluar nga Sylvinho.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin kanë udhëtuar 24 lojtarë, ndërsa Berat Gjimshti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi do të bashkohen me skuadrën në Austri.
Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe dy ndeshje miqësore para finaleve të Europianit “Gjermani 2024” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.
Takimi ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më datë 3 qershor në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 20:00, ndërsa ndeshja ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor po në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 19:00./Super Sport
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.