Tetë ushqimet më të shëndetshme që duhen ngrënë bashkë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Gusht, 2024 13:35

Tetë ushqimet më të shëndetshme që duhen ngrënë bashkë

Studime të fundit të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se janë disa ushqime të cilat nëse kombinohen bashkë i japin trupit më shumë vlera.

Gjithçka lidhet me mënyrën se si bashkëveprojnë vlerat ushqyese të secilit prej tyre kur konsumohen njëherësh. Më poshtë do të gjeni listën e plotë që  AgroWeb.org ju këshillon ta ndiqni për një jetë më e shëndetshme.

Mollët dhe mjedrat kundër qelizave tumoriale

Një studim i botuar së fundmi tek Buletini i Shëndetësisë, vërtetoi faktin se antioksidantët elagjik që gjenden tek mjedrat rrisnin efektet positive të kuercetinës që gjendet tek mollët.

Ky kombinim arrin të eliminojë mundësinë e krijimit të qelizave tumoriale në organizëm.

Fruta të tjera ku këto antioksidantë gjenden janë: për antioksidantin elagjik; shega, arrat dhe thanat, ndërsa kuercetina gjendet tek rrushi dhe qepa.

Për një zemër më të shëndetshme hikër dhe brokoli

Kur kolesteroli i keq oksidohet, mund të shkaktojë bllokimin e arterieve të zemrës, duke çuar në dëmtimin e saj.

Megjithatë antioksidantët ndihmojnë në luftën kundër këtij procesi.

Studiuesit gjermanë arritën në përfundimin se antioksidanti Rutin dhe vitamina C arrijnë të punojnë bashkë për të parandaluar oksidimin e kolesterolit.

Ky antioksidant gjendet tek hikëra, me të cilën prodhohen makarona, bukë apo dhe produkte të tjera.

Për të mësuar është hikrra klikoni linkun këtu.

Për energji gjatë ditës bashkoni qiqrat dhe qepët

Sipas një studimi të Shoqatës së Agrikulturës dhe Kimisë Ushqimore, u vu re se përmbajtja e sulfurit që gjendet tek qepët dhe preshi mund të ndihmojë organizmin që të përthithë më mirë hekurin dhe zinkun nga produktet bishtajore, përfshi këtu dhe qiqrat.

Prandaj nëse vuani nga anemia, ky kombinim është ai që ju duhet.

Për antioksidant që ndihmojnë zemrën bëni bashkë Çajin jeshil dhe limonin

Nuk është një legjendë që personat që pinë një filxhan me çaj jeshil çdo ditë, ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Sipas një raporti të Universitetit Purdue, nëse ju shtoni dhe pak lëng limoni tek çaji juaj, do të keni përfituar përveç shijes dhe një paketë antioksidantësh lehtësisht të përthithshme nga organizmi./AgroWeb

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Gusht, 2024 13:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?