Incidentet’28: Momentet që çuan në nxitje

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Nëntor, 2024 23:24 Përditësuar

Incidentet’28: Momentet që çuan në nxitje

Janë më tepër momente që çuan momentet festive drejt nxitjes së urrejtjes ndëretnike. Gjersa shqiptarët e Komanovës kremtonin festën e flamurit, një familje që banonte në një ndërtesë kolektive në sheshin e qytetit, shpalosi flamurin e shtetit serb, duke shkaktuar reagimin e të pranishmëve në festë, shkruan Flaka Media.

Gjersa festa vijonte në qytetet ku jetojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë shfaqeshin provokime sporadike. Mediat raportuan që ca të rinjë shqiptarë i kishin vënë flakën flamurit të shtetit, por, shkas u përmend ndërhyrja e Policisë. Për pasojë, erdhi deri te ky incident.

Ndërkohë që nga Kumanova erdhi lajmi që një pjesëtar i policisë kishte përdhosur flamurin shqiptar, madje duke përdorur automjetin e Policisë për t’u ngjitur në shtyllë dhe për ta hequr flamurin. Video që qarkullon në rrjetet sociale, shfaq sekuanca ku shihet se si polici e hedh flamurin në tokë dhe pastaj e shkel me këmbë gjersa kërcen nga automjeti i policisë.

Momentet e urrjejtes ndëretnike sa vinin dhe shtoheshin. Pjesëtarët e tifo grupit Ckembari nga Manastiri u shfaqën me kore raciste anti-shqiptare dhe me thirrje se do të ju kryqëzojmë. Pastaj, në Prilep, nga persona deri tani të panjohur u përdhos flamuri dhe u ofenduan shqiptarët.

Atmosfera e krijuar ndërkohë, ka nxitur reagime nga institucione, subjekte politike dhe faktorë të tjerë.

“Festa” në Kumanovë, policia në ndjekje të një veture

Qytetarët e Kumanovës sot festuan Ditën e Flamurit. Pati ankesa nga ana e qytetarëve se si u penguan nga policia për të festuar në qendër të qytetit. Në një video që qarkullonte në rrjetet sociale shihet një automjet me flamur kombëtar i cili është në përndjekur nga një automjet policor. Qytetarët shqiptarë u ankuan që festa e tyre ka hasur në pengesë pasi policia ndaloi hyrjen në qendër të qytetit.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, duke vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë Publike Themelore Shkup, ka sjell vendim që t’i dërgojë në paraburgim tre të rinjtë shqiptarë, të cilët gjatë festës për 28 Nëntor, dogjën flamurin e Maqedonisë.

Paraburgimi siç bëhet e ditur është shqiptuar mbi bazën e ekzistimit të dyshimit për arratisje. Personat e arrestuar dyshohen se kanë kryer veprën penale 319 të Kodit Penal, ndërkaq ndërlidhen me ngjarjet e mbrëmshme. Flaka Media

43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Nëntor, 2024 23:24 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme