Ali Ahmeti në të tre luftërat ishe një kryetrim i papërkulur
ALI AHMETI NË TË TRE LUFTËRAT ISHTE NJË KRYETRIM I PAPËRKULUR
Pasi lexova artikullin e shkruar nga shoku Ismet Sylejmani me titull: Ali Ahmeti dekorohet Doktor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës mendja me vajti në vitin 2010 kur unë do të mbaja një fjalim në Shkup me rastin e 9-të vjetorit të fitores së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe do të deklaroja:
Me ju janë trojet e lashta,
Në histori janë gjashtë brigada,
Si Ismet Jashari e Tahir Sinani,
Derë për derë ka djem Vatani,
Për liri në trojet veta,
Gjithë shqiptarët janë Ali Ahmeta!
Ndërkohë në mendje më vjen dhe festimi me madhështi i 30 vjetorit të LPK-së në Prishtinë, ku unë do të kisha fatin e madh që si një Ushtar i Atdheut të merrja nga dora e këtij Komamdanti Legjendar të gjallë , nga Ali Ahmeti i cili sëbashku me djalin dhe babain e Heroit të Kombit Osman Zhitia që prenë tortën e kësaj feste, që do të më jepte pjatën e parë në këtë feste.
Duke qënë se është mjaft e vështirë që jo vetëm nëpërmjet këtij shkrimi, të mund të ngrihesh në lartësinë e duhur të vlerësimit për njeriun që i kalon caqet e atij të zakonshmit në veprimtarinë e jetës së tij të përditëshme, mendoj, që Ju i dashur Ismet por dhe ne që e kemi fort për zemër, do ti shkonte më shumë për shtat këtij njeriu tipik, intelektuali të vërtetë, patrioti të flaktë e mbi të gjitha, një njeriu të mire si ai. Krenia ndër ne vjen natyrshëm prej mjaft cilësive të spikatura që kryesisht burojnë prej historisë së pashembullt të këtij njeriu të madh të këtij fillim shekulli të ri.
Ali Ahmeti s’ndalon kurrë në kërkim të vlerave historike që na janë fshehur e mohuar dhe po kërkojnë të na i mbajnë sërisht të tilla.
Shembulli tipik i qëndresës së paepur të këtij burri në shërbim të historisë së kombit tone, por pa droje, dhe asaj botërore, pasi unë do të thoja dhe do të deklaroja se Ali Ahmeti është pjella më hyjnore e rracës njerzore.
Ky vlerësim ndoshta bën krenar gjithkënd por, nëse do të pranojmë nacionalitetin e tij, besoj se duhet ta shpallim Hero kombëtar.
Si dashamirës i tij në përgjithësi dhe si Mirditës në veçanti, i bashkëngjitem këtij shkrimi të bërë nga Ju i nderuar Ismet Sylejmani si një misionionar fisnik që keni ndërmarrë për Gjeneralin Ali Ahmeti për të dhënë dhe unë ndihmën time modeste, ashtu si dhe mjaft bashkpunëtorë të tjerë, jo vetëm si detyrim historik për këtë krijesë hyjnore të rracës shqiptare, por dhe si një obligim për këtë legjendarë.
Nëpërmjet këtij shkrimi bëhet e mundur që gjithkush ta njohë dhe me disa të dhëna të reja historike për Ali Ahmetin e madh që Ju e paraqisni edhe sic jeni dhe vetë si njeriu me kontribute të shquara atdhetare.
Jo rastësisht fjalët tuaja burojnë nga veprat, nga veprimtaria juaj e përbashkët frytdhënëse për popullin shqiptarë.
Kështu mund të ndodhë vetëm me njerzit e vecantë që në jetën e tyre kanë një varg gjerdani të florinjtë me sakrifica e merita të pashoqe të cilët me veprat e tyre futen në panteonin e historisë kombëtare, i tillë është edhe Ali Ahmeti, duke filluar që në rininë e tij prej katër dekadash, me ilegalen e famshme rreth të cilës sillen dhe vijnë të gjitha sukseset e madhërishme të tij deri në ditët e sotme që Ali Ahmeti bëhet figura më e lartë dhe si një njeri meritor.
Ali Ahmeti, ky njeri emblematik që rrezaton Gjeniun që në cdo hap të jetës së tij ka lëshuar një stuhi me dritë e shkëlqim na shfaqet sot si një hero që shkëlqen në mes të heronjëve ndaj nuk kishte sit ë ndodhte ndryshe por duhej që të vinte edhe ky titull nderi tek shqiptari i madh i ketyre koherave te ketij fillimshekulli, për Ali Ahmetin, që sic e përshkruani Ju që Ai është edhe si një shkencëtar i politikës integruese, progressive, demokratike, edhe si politikan patriot, edhe si biri më i madh e më i miri i popullit,atdheut e kombit, edhe si veprimtar i shquar politik kombëtar, edhe si ish i burgosur politik, edhe si illegal i madh politik, edhe si udhëheqës shumëvjecar i LPKR-LPK-së, edhe si themelues i tre ushtrive, edhe si ushtar e luftëtar, edhe si komandant e Gjeneral, edhe si krijuesi e udhëheqësi i BDI-së, por mbi të gjitha edhe si një flamurtar.
Ali Ahmeti në të tre luftërat ishte një kryetrim i papërkulur, të cilit si askujt tjetër nuk i kishte më hije fjala që me ëmbëlsinë e tij hidhte në sulm luftëtaret të cilët edhe pse të gjithë luftëtarët e tij përfaqsonin në vetvete një mal të lartë të cilët luftonin nëpër male.
Pra pa më të voglin dyshim kur flasim për Ali Ahmetin jemi duke folur për një legjendar të luftës për liri por jo vetëm kaq por edhe për legjendarin e luftes për paqen, për një intelektual të vlerave të vecanta që edhe fjala i peshon sa pasha e kësaj toke, ndaj Ali Ahmetit i ka hije ky nderim që po i bëhet, por jo ky vlerësim por edhe shumë e shumë vlerësime të tjera që mund ti behen janë meritore për këtë njeri filozof, për këtë vigan të mëndimit e veprimit atdhetar e kombëtar shqiptar.
Ali Ahmeti është personi që zyrtarizoj Universitin Shtetëror të Tetovës, Ai në vitin 2016 themeloi edhe, Universitetin Nënë Tereza në Shkup.
Si rezultat i përkushtimit, punës e veprës së tij sot në mes të Shkupit janë të renditura si një Amfiteatër i vërtetë të gjithë Heronjët Kombëtar Shqiptar duke filluar me Gjergj Kastriotin, me Adem Jasharin, Ismet Jasharin (Kumanova) e të gjithë heronjtë e heroinat kombëtare shqiptare që zbukurojne në vecanti Shkupin dhe qytete të tjera që janë të skalitura deri dhe në buste e shtatore gjigande.
Sikur të ndodhte mrekullia e mrekullive, sikur të ndodhte me e pamundura e të pamundurave që ti ngjallje e ti mblidhje në një sallë të gjithë komandantët e luftërave të ndryshme të të gjithë botës nuk do të jetë aspak për tu cuditur kur mbi të gjithë ato komandantë do të dilte një komandant me emrin Ali Ahmeti i cili edhe pse mori pjesë në tre luftëra ,Ai përsëri është gjallë dhe në këmbë duke udhëhequr me largpamësi që shumëkush do ta kishte zili.
Ali Ahmeti lindi dhe është nga Zajazi por Ai me veprimtarinë e tij i ka dhënë lavdi vetes, i cili edhe kur fizikisht të mos jetë, Ai do të kujtohet me miliona vjet nga gjithë njerëzimi.
Ali Ahmeti nuk është një legjendë e kthyer në histori por është një histori që ka marrë përmasat e legjendës që në gjallërinë e tij.
Për Ali Ahmetin është e vërtetë se flitet shumë por që do të flitet vazhimisht edhe më shumë sepse Ai si një luftëtar e komandant në luftë dhe si një drejtues e udhëheqës në paqe ka një fytyrë që shkëlqen, e fytyra e tij ngjan me diellin që na del para syve cdo ditë sapo zbardhin mëngjeset.
Dihet se drita e diellit është jetike për njeriun, i cili nuk do të jetonte pa të, pra i tillë është dhe shkëlqimi i Ali Ahmetit.
Këtë diell të përsosur të jetës së tij Ali Ahmeti e vuri në shërbim të njerzve dhe këtë e vërtetojnë më së miri veprat e tij.
Edhe pse njerzia e bota ka një pjesë të saj të sëmurë, do të thoja se vetëm dielli i Ali Ahmetit mund ti shëroje ato sepse lëshon vërtetë një dritë shëruese.
Ashtu sic shikojmë gjithmonë nëpër kështjella se valëvitet flamuri dhe unë do të deklaroja se ashtu sic e ka përshkruar shoku Ismet Sylejmani në shkrimin e tij se Ali Ahmeti është një flamur dhe unë do të thoja se flamuri që mban në duar Ali Ahmeti do të valvitet në vazhdimësi e perjetësi ashtu sic thotë dhe dy vargje të një këngë të kënduar nga këngëtari i madh Ilir Shaqiri që thotë se:
Sikur mali të bëhet hi
Dhe hiri mal përsëri
…………………
Përsëri do të valvitet flamuri i tij, sepse është njeriu që ka bërë histori dhe sic thuhet në një shprehje se Atij do ti vije historia pas, sepse qështë njeriu që po bën epokë duke qenë komandant në luftë dhe Kryetar në paqe, ndaj si askujt tjetër është meritor Titulli Doktor nderi (Doctor Honoris Causa) për Ali Ahmetin por që më së shumti e nderon vetë Universitetin e Tetovës, sepse Ai është fitimtari i tri luftrave, fitimtarë edhe në 20 vjet ne politike, ku gjithçka ka ndryshuar pozitivisht per shqiptaret ne Maqedoni mban vulen dhe emrin e tij.
Duke u ndjer shumë i gëzuar dhe krenar për marrjen e kësaj Doktarature që nga ai moment nuk do të shprehim dhe shkruajmë më Z. Ali Ahmeti por do të shkruajmë dhe do ti drejtohemi Prof. Dr. Ali Ahmeti, por do të dëshiromim që ti jepen dhe ato vlerësime që propozon në shkrimin e tij i nderuari dhe fort i respektuari Ismet Sylejmani që Ali Ahmeti të jetë jo vetëm lokomotiva që do ta dërgojë të gjithë vagonat në stacionin e duhur por do të jetë dhe Profesori e Doktori i çështjes kombëtare të historisë më të re.
Përpara këtij njeriu duhet të bëjmë dy veprime njëherësh edhe të përkulëmi me respekt para tij por edhe të marrim drejtqëndrim para tij.
Ndue Dodaj
Fushë Krujë, 8 Dhjetor 2020
P.S: më 8 dhjetor, i pavdekshmi shoku e vellau im, tashmë i ndjerë Ndue Dodaj, bëri këtë shkrim për Udhëheqësin e popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti!
Me respekt
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Dhjetor 2024!