VLEN: Eja përballu, Artan, mos i  baltos shqiptarët

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 14:55

VLEN: Eja përballu, Artan, mos i  baltos shqiptarët

Fronti tashmë i shpartalluar evropian i kryesuar nga partia non grata  BDI, i mbushur me persona të listave të zeza, nuk kanë kredilitet të dalin e të flasin më për gjëra që tangojnë shqiptarët. Ata janë të demaskuar dhe të ekspozuar para syve të popullit! Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi – kjo kopje e keqe e Gruevskit, që  fliste me gojën plot UÇK, në sprovën e parë me drejtësinë ia mbathi, akuzuan nga VLEN.

Eja përballu, Artan! Shqiptarët nuk e kanë zakon të ikin. Shqiptarët,  kur kanë të drejtë, përballen me ballin lart dhe nuk tremben. Mos i  baltos shqiptarët, mos i përdor ata si mburojë për krimet e tua!

Koalicioni VLEN ka kohë që paralajmëron se partia non grata BDI është  një parti e kapur nga struktura kriminale, të udhëhequra nga Artan  Grubi.

BDI nuk mund të thirret në mbrojtje të flamurit, gjuhës dhe shqiptarët – pasi tani është parti pa kredibilitet dhe pa fuqi për t’i 
mbrojtur shqiptarët. Nuk mund të flasësh çdo ditë në mbrojtje të  shqiptarët dhe të drejtave të tyre, ndërsa në momentin kur ftohesh për  të dhënë përgjegjësi t’ia mbathësh.

Të nderuar, . Artan Grubi, Përparim Bajrami dhe klika e tyre janë fytyra e vërtetë e 
krimit dhe korrupsionit. Shteti i së drejtës po konsolidohet dhe askush  nuk do të shpëtojë nga drejtësia. Zbardhja e plotë e keqpërdorimeve në  Lotarinë Shtetërore do të ndodhë. Ata që kanë vjedhur e kanë shkelur ligjin do të japin përgjegjësi.

Koalicioni VLEN është i vendosur të sjellë transparencë, llogaridhënie  dhe të mbrojë interesat e qytetarëve. Ne nuk do të ndalemi përballë  politikanë e të manipulimit dhe frikës, sepse e ardhmja e shqiptarëve nuk 
duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit.

VLEN qëndron fuqishëm për një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët. Askush nuk është mbi ligjin, thonë nga koalicioni qeverisës, VLEN.

42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 14:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme