Mexhiti: VLEN dhe NDI nënshkruan Memorandumin për reforma politike

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 00:05

Mexhiti: VLEN dhe NDI nënshkruan Memorandumin për reforma politike

Zv.Kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka njoftuar opinionin për nënshkrimin e sotëm ndërmjet VLEN-it dhe NDI për Memorandumin e bashkëpunimit “Fito me Integritet”.

“Sot, në zyrat e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut, koalicioni VLEN nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit “Fito me Integritet”. Ky memorandum pasqyron përkushtimin tonë për reforma të thella brenda partive politike, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve dhe sigurimin e një gare të drejtë dhe transparente në zgjedhjet e ardhshme. Përmes nismës “Fito me Integritet”, koalicioni VLEN angazhohet për: Krijimin e një kulture organizative përfshirëse; përzgjedhjen e kandidatëve mbi bazën e meritokracisë; sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë; garantimin e transparencës financiare”, shprehet Mexhiti.

Sipas tij, ky hap përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm drejt ndërtimit të një politike më të ndershme, më transparente dhe më të përgjegjshme, në shërbim të qytetarëve.

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 00:05