Afati 6 mujor për ndryshimet kushtetuese, deklaratë nga VLEN

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 08:56

Afati 6 mujor për ndryshimet kushtetuese, deklaratë nga VLEN

Deklaratë me shkrim e koalicionit VLEN për afatin gjashtëmujor për ndryshimet kushtetuese si hap drejt vazhdimit të rrugës drejt BE-së!

Duke pasur parasysh spekulimet dhe interpretimet e ndryshme lidhur me qëndrimin tonë për afatin gjashtëmujor, koalicioni VLEN e bën të qartë qëndrimin si vijon:

Qeveria e re, në të cilën koalicioni VLEN është një partner i përgjegjshëm dhe aktiv, është thellësisht e përkushtuar ndaj agjendës evropiane. Ajo po punon në mënyrë aktive për të përmbushur me dinjitet kushtet që do të dinamizojnë procesin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Ne, ministrat e VLEN-it, gjithmonë kemi demonstruar përkushtimin më të lartë ndaj integrimeve evropiane, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Afati gjashtëmujor nuk është vetëm një kornizë kohore, por një obligim që e kuptojmë dhe e respektojmë.

Megjithatë, është e nevojshme të respektohen logjika politike dhe realiteti. A ka shumicë prej 2/3 në Kuvend pa deputetët e VMRO-DPMNE-së? Jo, nuk ka. Pikërisht këtu qëndron thelbi: integrimi kërkon bashkëpunim, maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha subjektet politike. VLEN nuk i harron obligimet, por rikujtojmë se zgjidhja nuk mund të jetë e njëanshme.

Qeveria ka plan të qartë, strategji dhe hapa veprues që ndërmerren çdo ditë. Mbështetja jonë, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, ka shpëtuar procese kyçe. Me një hap të tillë siguruam fillimin e negociatave me BE-në.

Apelojmë tek të gjithë faktorët shoqërorë, përfshirë partitë politike, të ndalojnë manipulimet e politike në kurriz të integrimeve evropiane. E ardhmja evropiane është mbi politikën e kalkulimeve të përditshme.

Koalicioni VLEN

42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 08:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme