VLEN: Abetarja e unifikuar në duart e fëmijëve, BDI non grata shpif!

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 09:54

VLEN: Abetarja e unifikuar në duart e fëmijëve, BDI non grata shpif!

Partia non grata BDI edhe pas gjashtë muajve të humbjes në zgjedhjet parlamentare, ajo assesi të mund të adaptohet me rolin e ri të qenurit në opozitë. Kjo parti ka ra në gjumë të thellë dhe flasin e reagojnë sikurse të përgjumur me shpifje e gënjeshtra të cilat lehtë janë të demantueshme, thonë nga VLEN.

Pasi e humbën pushtetin tani po reflektojnë se e kanë humbur edhe kontrollin, nuk po dinë çfarë po bëjnë e as për çfarë po reagojnë. Po trillojnë tema, po sajojnë gënjeshtra, e pastaj po u besojnë gënjeshtrave të tyre. 

Me gënjeshtra e humbën pushtetin prandaj është absurde si po tentojnë që përmes gënjeshtrave ta mbajnë atë grusht elektorati që u ka ngelur. Kur jemi te gënjeshtrat e tyre, e fundit është kjo lidhur me abetaren e unifikuar se kinse me ndryshimet e Ligjit për tekstet shkollore u ndalua përfundimisht përdorimi i Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe. 

Rikujtojmë opinionin mbarë shqiptarë se ky Ligj ka ekzistuar më herët, ndërkaq ajo që është risi e që ka ndodhur për herë të parë në vendin është shpërndarja e Abetares së unifikuar te nxënësit në gjitha shkollat shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kur? Në kohën kur me vendin po qeverisin koalicioni më i madh shqiptarë, me dinjitet e profesionalizëm, VLEN. 

Abetarja e unifikuar është një hap i rëndësishëm për të garantuar që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të barabarta për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre bazë, mësimin e gjuhës amtare në formë standarde. Është një mundësi për të krijuar një sistem arsimor më të fortë dhe më të drejtpërdrejtë për të gjithë fëmijët shqiptarë në shkollat shqipe kudo që mësojnë, të mësojnë gjërat e njëjta edhe pse jetojnë në shtete të ndryshme. 

Abetarja e unifikuar mund të jetë një hap pozitiv në përmirësimin e cilësisë së mësimit të gjuhës amtare, por sqarojmë që ajo kërkon një implementim të kujdesshëm dhe të drejtë, i cili nuk duhet të ndikohen nga agjenda politike të asnjë partie, përfshirë BDI-në non grata. Arsimimi duhet të mbetet një prioritet nacional, pa asnjë ndikim të drejtpërdrejtë nga politikat e ngushta partiake për interesa klanore.

Prioritet i lartë i koalicionit VLEN mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim. Nuk do të lejojmë që fëmijët të politizohen sikur në kohën e BDI-së non grata. Ata këtë vit shkollor e kanë filluar ndryshe me Abetaren e unifikuar në duar.  Ky është vetëm fillimi i ndryshimit, me VLEN-in edhe arsimi do të jetë më cilësor, reaguan nga VLEN.

42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 09:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme