Koalicioni VLEN shpreh shqetësim dhe dënon deklaratat e një politikani margjinal prorus në Bullgari, i cili pretendon se “nuk ka asgjë më logjike sesa bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë”.
Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje dhe as nuk lehtësojnë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Duam të rikujtojmë se Bullgaria, përmes Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, është zotuar të jetë partner, promovues dhe mbështetës i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Koalicioni VLEN, në kuadër të Qeverisë, po bën përpjekje serioze për të hequr pengesat që pengojnë përmbushjen e kushteve për anëtarësim të plotë në BE. Megjithatë, provokime të tilla e kthejnë prapa procesin dhe dëmtojnë përpjekjet e sinqerta për të dinamizuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të plotë në familjen evropiane. VLEN do të vazhdojë të punojë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe për të siguruar një rrugë të sigurt drejt integrimeve evropiane.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Janar, 2025 10:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.