VLEN: Mbështesim mjekët amë: Kapitacioni  për pacientë nga 75 do të rritet në 100 denarë

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Janar, 2025 11:53

VLEN: Mbështesim  mjekët amë: Kapitacioni  për pacientë nga 75 do të rritet në 100 denarë

Koalicioni VLEN, duke dëgjuar nevojat dhe kërkesat e mjekëve amë, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e kujdesit parësor shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit shëndetësor, ka njoftuar për rritjen e kapitacionit për mjekët amë me 20 deri në 25 denarë.

Pra nga periudha e ardhshme kapitacioni nga 75 denarë sa ishte deri më tani është bërë 100 denarë për pacient, një masë që synon të mbështesë mjekët amë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Kjo do të luaj rolë edhe në parandalimin e sëmundjeve dhe jo vetëm në shërimin e tyre. Ne do të punojmë me mjekët amë që t’i stimulojnë pacientët që të bëjnë më shumë kontrolle shëndetësore dhe analiza të vazhdueshme sidomos ato në mamografisë për gratë. 

Kjo rritje përfaqëson një dëshmi të qartë të përkushtimit të koalicionit VLEN dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të dëgjuar dhe adresuar nevojat reale të mjekëve amë. Është një hap që jo vetëm rrit motivimin e tyre, por gjithashtu kontribuon në ndërtimin e një sistemi shëndetësor më efikas dhe më cilësor për të gjithë qytetarët.

VLEN zotohet se ky vendim është vetëm një nga masat e shumtë që do të ndërmerren për t’i përmirësuar kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe për të avancuar sektorin shëndetësor në përgjithësi.

Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për të vazhduar dialogun me të gjithë aktorët relevantë dhe për të garantuar që kërkesat dhe shqetësimet e mjekëve të merren parasysh në çdo hap të vendimmarrjes. BDI non-grata e la shëndetësinë në “vdekje klinike”, por tani ajo po kthehet në jetë, falë përkushtimit dhe vizionit të Koalicionit VLEN dhe ministrit Taravarit. Ka kaluar koha e skandaleve në Onkologji, djegies së spitaleve modulare e kushteve mizore në spitale dhe mospërfillja e zërit të mjekëve amë. 

Koalicioni VLEN është për një shëndetësi më të fortë dhe më të drejtë! Një shëndetësi të transformuar ku punonjësit shëndetësorë dhe pacientët do të kenë kushte optimale, thonë nga VLEN.

42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Janar, 2025 11:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme