VLEN: Statusi i Taravarit dërgoi BDI-në në opozitë 

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shkurt, 2025 19:37

VLEN: Statusi i Taravarit dërgoi BDI-në në opozitë 

 Sot bëhet një vit nga momenti kur vendimi historik i z. Arben Taravari për t’iu bashkuar opozitës shqiptare e dërgoi BDI-në në histori dhe i dha një grusht të madh korrupsionit të instaluar nga kjo parti për më shumë se dy dekada, reaguan nga VLEN.

Në vend që të reflektojë për krimet dhe korrupsionin e saj të pafund, BDI sot përpiqet të manipulojë opinionin publik duke pretenduar se ky vendim paska dëmtuar shqiptarët. E vërteta është krejt e kundërta: vendimi i Taravarit ishte akti që shkatërroi mburojën politike të korruptuarve dhe i detyroi shumë ish-zyrtarë të BDI-së, si Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, të arratisen nga drejtësia. Kjo datë shënon fillimin e fundit për një regjim që e kishte kapur shtetin dhe e kishte shndërruar në një mekanizëm për pasurim personal dhe për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë. Sot, qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë më të vetëdijshëm se kurrë për keqqeverisjen e BDI-së dhe për nevojën e një ndryshimi të vërtetë, që e sjell vetëm VLEN.

Koalicioni VLEN është i përkushtuar për të vazhduar betejën kundër korrupsionit dhe për të ndërtuar një të ardhme ku shqiptarët do të qeverisen me dinjitet, transparencë dhe drejtësi. Bashkë, do ta çrrënjosim sistemin e kalbur të BDI-së dhe do të sjellim një epokë të re për të gjithë qytetarët tanë, reaguan nga VLEN.

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shkurt, 2025 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media