OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 5 Shkurt, 2025 22:34

OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?

Kompania kaliforniane për zhvillimin e inteligjencës artificiale, OpenAI, ka prezantuar një funksion të ri në mjetin e saj ChatGPT të quajtur Deep Research (Hulumtim i Thellë).

Ky funksion mundëson kërkimin kompleks dhe me shumë hapa në internet për detyra të ndërlikuara – një agjent i ri i AI mund të kryejë brenda disa dhjetëra minutave detyra që njerëzve do t’u merrnin orë të tëra, sipas njoftimit të kompanisë.

Sipas OpenAI, ky funksion është krijuar për profesionistët që punojnë në fusha si financat, shkenca, politika dhe inxhinieria, ku kërkohet një hulumtim i thellë, i saktë dhe i besueshëm, raporton TechCrunch.

Përveç kësaj, mund të jetë i dobishëm edhe për ata që bëjnë blerje që kërkojnë analizë të kujdesshme, si blerja e veturave, pajisjeve dhe mobilieve.

Ky funksion i ri është aktualisht i disponueshëm për përdoruesit me abonim në ChatGPT Pro, të cilët për momentin mund të dërgojnë deri në 100 kërkesa në muaj.

Hulumtimi i thellë tashmë është i disponueshëm në faqen e internetit të ChatGPT dhe do të integrohet në aplikacionet mobile dhe desktop brenda një muaji. Kompania shton se së shpejti do të jetë i qasshëm edhe për përdoruesit e programeve Plus dhe Team.

“Aftësia për të sintetizuar njohuri është thelbësore për krijimin e njohurive të reja. Për këtë arsye, hulumtimi i thellë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt qëllimit tonë më të gjerë për zhvillimin e inteligjencës artificiale të përgjithshme (AGI) dhe mund të ndihmojë në kërkimet shkencore”, thuhet në faqen zyrtare të OpenAI.

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 5 Shkurt, 2025 22:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.