Liderët e VLEN-it në “Lutjet e Mëngjesit” në Uashington

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shkurt, 2025 21:15

Liderët e VLEN-it në “Lutjet e Mëngjesit” në Uashington

Liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Arben Taravari dhe Bilall Kasami po marrin pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA, një ngjarje tradicionale dhe me rëndësi të veçantë, e cila mbledh liderë politikë dhe personalitete me ndikim nga mbarë bota.

Gjatë qëndrimit të tij në ShBA, zv. kryeministri Mexhiti ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme, duke konfirmuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe fuqizimin e partneriteteve strategjike.

Përveç takimeve me senatorë, Taravari ka shfrytëzuar vizitën në SHBA edhe për angazhime në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, të cilat, sipas tij, kanë rezultuar shumë të frytshme.

Ndërkaq Bilall Kasami ka zhvilluar takim me kongresmenët Ben Cline nga shteti Illinois dhe Jonathan L. Jackson nga Virginia pas Konferencës për Siguri në ëashington. Ai tha se SHBA mbetet partneri ynë kryesor strategjik dhe se RMV-ja mbetet e përkushtuar në rrugën euroatlantike.

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shkurt, 2025 21:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media