Qytetarët: Të ardhurat e ulëta, çmimi i rrymës i lartë

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 23:16

Qytetarët: Të ardhurat e ulëta, çmimi i rrymës i lartë

Të mllefosur dhe shumë të dëshpëruar qytetarët e vendit shprehin revoltën për faturat e larta të energjisë elektrike të cilat u kanë arritur muajve të fundit. Ata të pakënaqur thonë se paguajnë fatura shumë të larta në krahasim me të ardhurat mujore. Gishtin mbi këtë çështje ata ia drejtojnë qeverisë për të cilën thonë se duhet të mendojnë për popullin e varfër që kanë e jo vetëm për xhepat e tyre. Ata madje thonë se ka fatura që janë afër 50.000 denarë, më shumë se 2 paga minimale dhe për të cilat një familje disa anëtarëshe mund të ngelet edhe pa kafshatën e gojës.

QYTETAR

Të larta janë, sa në qiell janë, me pensione nuk mundemi ti paguajmë, rrymën, ujin. Mbeturinat, çka do të jetë gjysma e rrogës, nu kia dilet. Mjerë populli, duhet të zgjohemi nuk shkon kështu shumë krizë e madhe ka ardhë. Kush të jetë në qeveri duhet të mendojë për popullin jo vetëm për vete. Varfëri e madhe ka ardhë. Kur ishte përpara shteti i përparshëm Jugosllavia quheshte, kishte rroga edhe paguajshim rrymë edhe krejtë edhe na ngelte diçka, tash asgjë nuk na mbet”.

QYTETAR

Janë shumë të larta, duhet tu bëhen korogjime në mënyrën e pagesës. Janë shumë restriktiv, kur nuk paguan menjëherë ka kamata dhe ta ndalin energjinë elektrike pastaj kyqja në të sërisht kushton. Këtë muaj shumë pak kam qenë në shtëpi dhe 4000 denarë kam kaluar. Pensionet tona nuk mjaftojnë për ti paguar këto fatura”.

QYTETAR

Shumë janë faturat e larta, vitet e kaluara nëse kemi paguar 6,7 mijë tani paguajmë 11 mijë denarë, është shumë e vështirë tia dalësh. Ne jemi 3 anëtarë në shtëpi dhe i punojmë nga dy puna. Kjo ngjan se shteti po vepron kundër popullit, ka pemsioner që me 15.000 denarë nuk mund tia dal për ilae dhe ushqime e ti vijë fatura 4000 denarë është shumë për të”.

QYTETARE

Faturat janë jo të larta po të çuditshme në çmime, nuk mund të mbrij ti paguajë. Populli mundet të protestojë por ne çfarë populli I pa organizuar jemi vështirë që mund ta bëjmë këtë dhe na ngelet ja kështu të komentojmë dhe ti paguajmë faturat”.

Të pyetur lidhur me faturat e larta nga EVN thonë se për çmimin e energjisë elektrike vendos Komisioni Rregullator për Engjetikë dhe se shuma e faturës varet nga konsumi mujor i familejve. Ata theksojnë se në muajin dhjetor 2024 dhe janar 2025 kanë pranuar 2283 fatura për korrigjim.

EVN

Për çmimin e energjisë elektrike vendos Komisioni Rregullator për Energjetikë. Shuma e faturës për çdo muaj dhe çdo konsumator në veçanti, varet nga konsumi që realizohet gjatë muajit. EVN Home, në nivel të territorit të shtetit, ka pranuar 1385 kërkesa për korrigjim të faturës në muajin janar 2025 dhe 898 kërkesa në muajin dhjetor 2024. Vitin e kaluar në periudhën e njejtë (janar 2024) kompanija ka pranuar 1857 kërkesa për korrigjim të faturës dhe 923 kërkesa në muajin dhjetor 2023. Mesatarisht, në 01/2025 dhe 12/2024 ka rreth 18% më pak kërkesa për korrigjim të faturës në krahasim me 01/2024 dhe 12/2023”.  

Ndërkaq nga komisioni rregullator për energjetikë për TV SHENJA thanë se të gjitha amvisëritë që kanë marrë fatura të energjisë elektrike dhe konsumi i tyre u është faturuar për herë të parë në bllokun e 4 , EVN Home është e detyruar të korrigjojë faturat e energjisë elektrike dhe të bëjë shpërndarjen e duhur sipas blloqeve dhe sipas historikut të konsumit mesatar të familjeve në 3 periudhat e fundit të faturimit.

KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË

Konsumatorët të cilët janë të pakënaqur me llogaritjen e energjisë së konsumuar dhe shumën e faturës kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë furnizuesit universal EVN HOME. Nëse konsumatori nuk është i kënaqur me përgjigjen e marrë ose nuk merr përgjigje brenda afatit të përcaktuar me ligj (8 ditë), ai ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë KRRE-së si organ i shkallës së dytë. Kundër vendimeve të KRRE-së pala e pakënaqur mund të iniciojë mosmarëveshje administrative”.

Për faturat e larta të energjisë elektrike qytetarët thonë se kanë dorëzuar ankesa tek KRRE dhe janë duke i pritur përgjigjet e tyre, për të cilat thonë se nuk shpresojnë se do të ndryshojnë diçka.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 23:16