“Frutat e detit” përplasin LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 22:24

“Frutat e detit” përplasin LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në

LSDM-ja opozitare akuzon pushtetin se zyrtarët e saj ushqehen me ushqime luksoze si salmon e karkaleca, kurse qytetarët me kore të thatë buke. Në reagimin e tyre, LSDM thotë se rrogat nuk mjaftojnë as për ushqimet elementare, kurse zyrtarët e qeverisë së Hristijan Mickoskit po ushqehen me ushqime luksoze.

“Përderisa mijëra familje në Maqedoni mezi ia dalin mbanë, ndërkohë që rrogat nuk mjaftojnë as për ushqimet elementare, zyrtarët e qeverisë së Hristijan Mickoskit po ushqehen me ushqime luksoze që qytetari i zakonshëm as që mund ta ëndërrojë. Tavolinat e tyre tani përfshijnë salmon, karkaleca, oktapod, gaforre, biftek”, theksuan nga LSDM.

Këtë akuzë të LSDM-së, VMRO-ja e quan gënjeshtër. Ndërsa i përgjigjet me kundërakuzë. Thonë se ish kryeministri nga radhët e tyre Zoran Zaev, po ndërton banesa në Dubai, ndërsa kryetari aktual Venko Filipçe, me para të vjedhura ka ngrënë karkaleca dhe salmon.

“Është lajm i rremë se qeveritarët kanë ngrënë karkaleca dhe salmon, sepse është bërë e qartë se kjo ishte një marrëveshje kornizë për prokurimin e ushqimeve, të cilat prokurohen nëse nevojiten për delegacionet që vijnë për vizitë, dhe jo se ushqim i tillë është prokuruar realisht”, u përgjigjën nga VMRO-DPMNE.

Ndërsa i kujtojnë LSDM-së se ky është i njejti prokurim publik të cilin e ka bërë edhe Filipçe kur ka qenë në krye të Qeverisë.

66
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 22:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme