Shkolla “Naim Frashëri” – Studeniçan nderohet me tre mirënjohje në Ditën e Librit

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 23 Prill, 2025 16:09

Shkolla “Naim Frashëri” – Studeniçan nderohet me tre mirënjohje në Ditën e Librit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, sot në Universitetin e Evropës Juglindore – kampusi në Shkup, u organizua një aktivitet kulturor-informues, i cili vuri në qendër rëndësinë e librit dhe promovimin e leximit në mesin e studentëve, pedagogëve dhe stafit akademik.

Më këtë rast nxënëset e Shkollës Fillore Qendrore “Naim Frashëri” – Studeniçan, Komuna e Studeniçanit, Besa Ramadani dhe Emira Bajrami nga Klubi i Librit “Naim Frashëri” i kësaj shkolle u dekoruan me mirënjohje, ndërsa profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe e kësaj shkolle, shkrimtarja, publicistja dhe udhëheqësja e këtij klubi, Mimoza Mustafai Jonuzi u dekorua me mirënjohje për aktivitetin e saj në letërsi dhe publicistik.

Pjesë e rëndësishme e programit ishte paneli letrar me temën: “Libri si pasuri e mendjes dhe shpirtit: Si ndërtohet një shoqëri lexuese” – në të cilin Mustafai-Jonuzi foli për rëndësinë e librit dhe dobitë e të lexuarit.

Ngjarjen e hapi Drejtori i kampusit në Shkup, Prof. Dr. Veland Ramadani, i cili në fjalimin e tij theksoi rolin kyç të leximit në zhvillimin intelektual të të rinjve dhe rëndësinë e librit si pasuri e dijes dhe shpirtit.

Bibliotekistja e Universitetin e Evropës Juglindore – kampusi në Shkup, Silvete Osmani mbajti një prezantim me fokus në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe rëndësinë e saj, ku theksoi rolin e librit si një mjet i paçmueshëm për shpërndarjen e dijes. Libri, sipas saj, është një urë që na lidh me të kaluarën, na ndriçon të tashmen dhe na orienton drejt së ardhmes. Ai vepron si udhërrëfyes në formimin e mendimit kritik dhe të aftësisë për të argumentuar, duke na ftuar të shohim botën përtej realitetit tonë të përditshëm dhe të zhvillojmë një perceptim më të thellë dhe gjithëpërfshirës për rrethin që na rrethon. Në një epokë të informacionit të shpejtë dhe të pakontrolluar, libri mbetet një burim që kërkon angazhim, përqendrim dhe reflektim të vërtetë.

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 23 Prill, 2025 16:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.