Vetëvendosje i jep zor edhe sot për votim të fshehtë

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 9 Maj, 2025 10:31 Përditësuar

Vetëvendosje i jep zor edhe sot për votim të fshehtë

Vetëvendosje edhe sot propozoi votim të fshehtë, proces ky që nuk i eci për katër herë me radhë.

Partitë e tjera kanë refuzuar të marrin pjesë në komisionin për votim të fshehtë në seancat e 1, 3, 5 dhe 7 majit, raporton Klankosova.tv.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pritet të vazhdojë me procedurën e njëjtë, duke kërkuar nga subjektet politike emrat për këtë komision.

Albulena Haxhiu nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit, pasi po shihet nga partitë e tjera si figurë përçarëse.

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 9 Maj, 2025 10:31 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media