Asnjë sinjal për heqjen e sanksioneve ndaj Sali Berishës – SHBA nuk ka asgjë për të raportuar

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 11 Maj, 2025 11:12

Asnjë sinjal për heqjen e sanksioneve ndaj Sali Berishës – SHBA nuk ka asgjë për të raportuar

Mes përpjekjeve për të forcuar imazhin e tij përmes lidhjeve me administratën Trump, Sali Berisha duket se ka marrë një përgjigje të tërthortë nga Shtetet e Bashkuara, transmeton Flaka Media

Fox News, media amerikane e afërt me ish-presidentin Donald Trump, ka publikuar një artikull mbi zgjedhjet në Shqipëri, ku përmendet edhe Berisha si lider i Partisë Demokratike dhe statusi i tij “non grata”.

Në shkrim theksohet se ish-këshilltarët e Trump po punojnë me Berishën, por nuk ka asnjë shenjë për heqjen e sanksioneve. Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar për Fox News se “nuk ka asgjë për të raportuar mbi këtë përcaktim në këtë kohë.”

Sipas artikullit, Berisha po përballet në zgjedhje me kryeministrin Edi Rama, të cilin e përshkruajnë si shumë të favorizuar. Flaka Media

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 11 Maj, 2025 11:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media