Pamja e re e Ervin Salianjit nga burgu ngjall debat: Mero Baze ironizon mbjelljen e flokëve
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shfaqur me një pamje të re, teksa ndodhet në vuajtje të dënimit me burg. Në pamjet e fundit të publikuara në rrjete sociale, vërehet qartë se ai ka kryer një mbjellje flokësh, çka ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe ironinë nga gazetari dhe botuesi i gazetës TemA, Mero Baze.
Në një status në rrjetet sociale, Baze ngre pyetje ironike lidhur me mundësinë e realizimit të këtij trajtimi estetik nga burgu:
“Jam kurioz si ka funksionuar kjo mbjellja e flokëve të Salianjit. A ka shkuar ky në klinikë apo ka shkuar klinika në burg?”
Ai më tej e lidh rastin me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili është marrë i pandehur për një status në Facebook që thuhet se e ka bërë nga burgu:
“Se Erion Veliaj është marrë i pandehur për statuse në Facebook nga burgu. Pyes, meqë ka dalë fjala që burgjet janë nën kontroll”, shkruan Baze.
Postimi i gazetarit ka ndezur diskutime në rrjet, me shumë përdorues që shtrojnë pyetjen mbi standardet dhe barazinë e trajtimit të të burgosurve, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura publike.














