Përplasje e dhunshme në Lushnjë!

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 11 Maj, 2025 13:15

Përplasje e dhunshme në Lushnjë!

Pamje të dhunës dhe tensionit janë publikuar nga një konflikt i ndodhur sot në një nga qendrat e votimit në Lushnjë, ku sipas raportimeve, situata ka degraduar për shkak të akuzave për manipulim dhe intimidim të votuesve, transmeton Flaka Media

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka deklaruar se incidenti u shkaktua pasi vëzhgues të Partisë Socialiste, sipas tij, po detyronin punonjës të administratës të fotografojnë votën e tyre. Sipas Korreshit, kjo nuk është një rast i izoluar, por një praktikë e shtrirë në disa qendra votimi.

“Që në mëngjes, anëtarët e QV-së kanë deklaruar se çelësat i mbante drejtori i postës – kjo është absurde dhe e turpshme. Situata është tensionuar dhe agravuar kur një vëzhgues i PS-së u kap duke fotografuar votën, gjë që solli konfliktin fizik,” – tha Korreshi.

Sipas tij, punonjësit e administratës janë nën presion të vazhdueshëm për të dokumentuar votën e tyre, ndërkohë që sipas akuzave, “përdoren edhe forma të tjera presioni për vota, si shpërndarja e ndihmave.”

Deputeti demokrat denoncoi gjithashtu praninë e përfaqësuesve të Tiranës në qendrat e votimit, që sipas tij, ndodhen në kundërshtim me ligjin dhe po “intimidojnë hapur votuesit.”

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 11 Maj, 2025 13:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.