Probleme në Qendrën e Votimit: Raportime për votim familjar dhe vështirësi me pajisjet elektronike

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 11 Maj, 2025 13:24

Probleme në Qendrën e Votimit: Raportime për votim familjar dhe vështirësi me pajisjet elektronike

Në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Hasan Prishtina” në Njësinë Administrative nr. 3 në Tiranë janë raportuar disa problematika në vijimin e procesit zgjedhor, transmeton Flaka Media

Sipas burimeve pranë redaksisë, në këtë qendër janë evidentuar raste të votimit familjar, një praktikë e ndaluar nga Kodi Zgjedhor që cenon parimin e votës së lirë dhe të fshehtë. Po ashtu, vështirësi janë raportuar në funksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik, të cilat kanë krijuar vonesa dhe pakënaqësi mes votuesve.

Më herët gjatë ditës, në këtë qendër është vërejtur edhe prania e deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, çka ka ngritur shqetësime për respektimin e ndalesave ligjore për praninë e zyrtarëve politikë brenda ose pranë qendrave të votimit.

Autoritetet zgjedhore nuk kanë reaguar ende publikisht për këto problematika. Flaka Media

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 11 Maj, 2025 13:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media