Tv21: Azir Aliu do të bëhet ministër?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 22:18

Tv21: Azir Aliu do të bëhet ministër?

Ish-ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu mund të rikthehet si ministër në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, shkruan TV21. Pas daljes së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN dhe nga Qeveria, Aliu, i cili bashkë me Arben Fetain dhe disa eksponentë të tjerë në ASH-Taravari ishin për vizitë te kryeministri Albin Kurti në Prishtinë, njoftoi se do të vazhdojë rrugëtimin politik në kuadër të VLEN-it. Burime të TV21 bëjnë të ditur se Aliu është kandidat i mundshëm për ministër në qeverinë VMRO-VLEN.

Burime të TV21 në VLEN thonë se emri i Azir Aliut po shqyrtohet si propozim për ministër, por që nuk precizojnë nëse ai do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, apo do të ketë shkëmbim të resorëve brenda VLEN-it.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 22:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media