Aleanca për Shqiptarët mobilizon strukturat në Kumanovë

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2025 21:40

Aleanca për Shqiptarët mobilizon strukturat në Kumanovë

Të premten, më 23 maj 2025, me fillim në ora 19:15, në hapësirat e ish-Komitetit në Kumanovë, do të mbahet një takim organizativ i Aleancës për Shqiptarët, ku do të zgjidhet dhe promovohet Shefi i Shtabit Zgjedhor për këtë qytet, njofton Flaka

Në këtë ngjarje të rëndësishme pritet të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë rasti për rëndësinë e organizimit dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme.

Ky takim konsiderohet një hap i rëndësishëm në konsolidimin e strukturave zgjedhore të partisë në Kumanovë dhe një sinjal për mobilizim të shtuar në prag të fushatës elektorale. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2025 21:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media