Ndahet nga jeta Artan Lame – Rama: “I pabesueshëm, por lajm i vërtetë…”
Tiranë, 22 maj 2025 – Flaka: Një lajm i rëndë dhe i papritur ka tronditur sot opinionin publik në Shqipëri. Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-drejtuesi i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame. Lajmi është konfirmuar edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili reagoi në rrjetet sociale me një mesazh prekës:
“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit e vajzës së tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.”
Artan Lame ka qenë një figurë e njohur në jetën publike shqiptare, me kontribute në gazetari, urbanistikë dhe në administratën shtetërore. Për shumë vite drejtoi Agjencinë e Legalizimeve dhe njihej për angazhimin e tij në çështje që lidhen me trashëgiminë urbane dhe historike të vendit.
Shkaqet e ndarjes së tij nga jeta nuk janë bërë ende të ditura zyrtarisht. Mediat dhe opinioni publik kanë reaguar me trishtim, ndërsa ngushëllimet për familjen e tij vijojnë të vijnë nga personalitete të ndryshme të jetës politike dhe mediatike. Flaka