Akademia dhe administrata publike, aleatë për zgjidhje të qëndrueshme në fushën e transportit

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 18:48

Akademia dhe administrata publike, aleatë për zgjidhje të qëndrueshme në fushën e transportit

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilloi një vizitë zyrtare në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (UIB), ku në prani të Rektorit, Prof. Dr. Lütfi Sunar, nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi mes Ministrisë së Transportit dhe UIB-it, shkruan Flaka

Gjatë ceremonisë, Zekolli Shaqiri theksoi rëndësinë e bashkimit të potencialit akademik me nevojat zhvillimore të shtetit:

“Akademia ka qenë dhe mbetet një pjesë e pandashme e angazhimit tim. Ajo është vendi ku lindin idetë, zhvillohen zgjidhjet dhe formohen kapacitetet që i duhen një shoqërie moderne dhe funksionale. Prandaj, ndërtimi i urave mes botës akademike dhe institucioneve shtetërore është një prioritet që e mbështes fuqishëm.”

Memorandumi i nënshkruar synon të “afrojë dijen dhe praktikën”, duke krijuar mundësi konkrete për përfshirjen aktive të studentëve dhe stafit akademik në projektet dhe politikat zhvillimore në fushën e transportit dhe infrastrukturës. 

Ky bashkëpunim shërben si model për lidhjen e institucioneve arsimore me sektorin publik, duke synuar që njohuritë shkencore të mos mbeten vetëm brenda auditoreve, por të përkthehen në zgjidhje praktike për problemet konkrete të qytetarëve.  Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 18:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?