Pretendime për ndërtesë pa leje në Çair dhe presione politike ndaj Bujare Abazit

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2025 23:29 Përditësuar

Pretendime për ndërtesë pa leje në Çair dhe presione politike ndaj Bujare Abazit

Në rrjetet sociale po qarkullon informacion i pakonfirmuar që lidhet me Bujare Abazin, ish-anëtare e Aleancës për Shqiptarët, e cila së fundmi ka kaluar në pozicionin e drejtoreshës së Agjencisë për Letrat me Vlerë.

Sipas këtyre pretendimeve, një ndërtesë pesëkatëshe e cila po ngrihet në komunën e Çairit thuhet se është pronë e vëllait të saj. Ndërtesa dyshohet se po ndërtohet jashtë planit urbanistik, në një zonë që më herët ka qenë park publik.

Gjithashtu, në po të njëjtat burime jozyrtare, pretendohet se Abazi është larguar nga Aleanca për Shqiptarët dhe nga rreshti politik i Arben Taravarit për shkak të presioneve të supozuara nga kryetari i Çairit, Visar Ganiu, dhe Izet Mexhiti. Sipas këtyre pretendimeve, asaj i është kërkuar të largohet nga Taravari në të kundërtën ndërtesa e familjes së saj do të rrënohej.

Pas largimit të saj nga ASH, Bujare Abazi u emërua në një pozitë drejtuese shtetërore, çka ka nxitur reagime dhe komente të shumta në opinionin publik dhe rrjete sociale, ku ajo akuzohet për tradhti të parimeve dhe shfrytëzim të patriotizmit për interesa personale.

Duhet theksuar se deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ndonjë prej palëve të përfshira, as për ndërtimin në fjalë, as për motivet e largimit të zonjës Abazi nga partia, dhe as për ndonjë presion të mundshëm politik. Informacionet e përhapura mbeten në nivel të thashethemeve dhe spekulimeve në rrjetet sociale dhe disa media online.

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2025 23:29 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?