Barça refuzon ofertën e parë për Ansu Fati

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 19:37

Barça refuzon ofertën e parë për Ansu Fati

Dështojnë bisedimet për Ansu Fatin – Barcelona refuzon ofertën e Monacos

Përpjekjet e klubit francez AS Monaco për të transferuar sulmuesin Ansu Fati kanë dështuar, pasi Barcelona ka refuzuar kategorikisht ofertën e tyre. Sipas asaj që raporton Marca, marrëveshja ka kolapsuar për shkak të kërkesave të larta financiare, veçanërisht sa i përket pagës së lojtarit.

Monaco kishte propozuar një huazim pa mbulimin e plotë të pagës së spanjollit, një propozim që nuk është pranuar nga klubi katalanas. Barcelona nuk është e gatshme të mbulojë pagën e një lojtari që aktivizohet diku tjetër, veçanërisht duke marrë parasysh pagën e lartë të Fatit pas rinovimit të fundit të kontratës.

Ansu Fati, i cili u rikthye te Barça pas një huazimi jo shumë të suksesshëm te Brighton, nuk ka arritur të rikthejë formën e dikurshme. Ai ka luajtur vetëm 11 ndeshje këtë sezon, nga të cilat gjashtë në La Liga, pa shënuar apo asistuar asnjë gol.

Trajneri i ri i katalanasve, Hansi Flick, e ka lënë jashtë skuadrës në disa ndeshje radhazi, çka e bën të pasigurt të ardhmen e tij në Camp Nou.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.