Llapi forcon sulmin për sezonin e ri

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 13:00

Llapi forcon sulmin për sezonin e ri

KF Llapi ka zyrtarizuar afrimin e ri në repartin ofensiv: Axel Gnapi, sulmues qendror nga FC Prishtina, ka firmosur një kontratë dyvjeçare që e mban në Podujevë deri në qershor 2027.

Ky është kapitulli i dytë i 23-vjeçarit në futbollin kosovar, pas një periudhe gjashtëmujore me FC Prishtinën. Më parë, Gnapi ka qenë pjesë e disa klubeve në Francë, përfshirë Istres FC, AS Cannes, RC Grasse dhe të tjera.

Me profilin e tij fizik dhe teknik, ai pritet të sjellë më shumë forcë dhe alternativa në sulmin e Llapit, që po ndërton një skuadër ambicioze për sezonin e ri.

Marrëveshja është realizuar në bashkëpunim me kompaninë ndërmjetësuese AAG Sportstotal, që ka ndihmuar në përmbylljen e këtij transferimi.

Llapi i uron mirëseardhje Gnapit dhe pret kontributin e tij për arritjen e objektivave në edicionin e ri.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 13:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media