Deralla: Pa një Ukrainë të lirë, demokracia globale nuk mund të mbijetojë

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2025 17:50

Deralla: Pa një Ukrainë të lirë, demokracia globale nuk mund të mbijetojë

“Demokracia nuk mund të mbijetojë nëse Ukraina nuk çlirohet tërësisht dhe agresioni rus nuk ndalet,” deklaron Xhabir Deralla, kryetar i organizatës CIVIL – Qendra për Liri, në një intervistë ekskluzive për agjencinë ukrainase të lajmeve Ukrinform, të realizuar nga redaktorja Ana Kostjushenko.

Deralla, një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës në rajonin e Ballkanit, thekson se që nga fillimi i pushtimit të plotë rus, ai ka qëndruar përkrah popullit ukrainas në mënyrë të pandërprerë. Ai tregon se është ndikuar thellësisht nga Revolucioni i Dinjitetit dhe se përvoja ukrainase kundër autoritarizmit është bërë burim frymëzimi edhe për shoqërinë civile në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk kam humbur asnjë ditë pune për të raportuar të vërtetën për Ukrainën dhe për ta demaskuar propagandën ruse,” thekson Deralla, i cili në vitin 2023 u nderua me Urdhrin e Meritës nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai kujton vizitat e tij në Kiev, përfshirë pjesëmarrjen në takime me liderë të lartë dhe me qytetarë të thjeshtë, duke përmendur ndikimin emocional që pati nga qëndresa e popullit ukrainas: “Në çdo njeri që takova, pashë vullnet të pathyeshëm për liri dhe dinjitet, edhe me çmimin e jetës.”

Në intervistë, Deralla prezanton edhe iniciativat që ka themeluar së fundmi, si “Mbrojtja e Demokracisë” dhe “Unioni i Vestminsterit për Ukrainën”, përmes të cilave bëhet thirrje për ndihmë të koordinuar dhe vendime politike konkrete për mbështetje të plotë ndaj Ukrainës. Ai nënvizon se çdo hezitim i Perëndimit po kushton jetë njerëzish dhe destabilizon demokracinë në mbarë botën.

Duke folur për ndikimin e propagandës ruse në Maqedoninë e Veriut, Deralla paralajmëron për rrezikun e infiltrimit të narrativave pro-Kremlinit përmes partive politike, mediave dhe rrjeteve sociale. Ai shton se edhe pse kanalete si RT dhe Sputnik janë ndaluar, narrativat ruse vijojnë të përhapen nën forma të tjera, shpeshherë të mbështetura nga struktura të korruptuara.

“Nuk jemi fqinj me Rusinë, por jemi të ekspozuar ndaj të njëjtës luftë informative. Demokracia jonë, siguria dhe integrimi euroatlantik janë nën kërcënim të vazhdueshëm,” thekson Deralla, përcjell PressOnline.al

Në përfundim të intervistës, ai e quan “të papranueshme” idenë për paqe me Putinin, nëse ajo nënkupton lëshim territorial dhe heshtje ndaj krimeve të luftës. “Lufta për Ukrainën është luftë për të ardhmen e vetë njerëzimit,” përmbyll ai.(PressOnline.al)

Xhabir Deralla: Pa një Ukrainë të lirë, demokracia globale nuk mund të mbijetojë.

151
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2025 17:50

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Dy të mitur vënë flakën një autobusi në oborrin e shkollës në Radovish

Denion Meidani: Kujtesa është mburoja jonë, dinjiteti duhet të mbetet në qendër

Kylian Mbappé i favorizuar për Topin e Artë 2026, thotë Bacary Sagna

Sunderland humbet Granit Xhakën për dy javë pas dëmtimit në kyç

Carrick pas fitores ndaj Arsenal: “Treguam karakter dhe besim, por jemi vetëm në fillim të udhëtimit”

Álvaro Arbeloa mohon thashethemet: “Trent është në planet tona”

Aksident ajror në SHBA: 7 të vdekur dhe 1 i plagosur pas rrëzimit të një avioni privat në Maine

Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe anijet amerikane mbërrijnë në Lindjen e Mesme mes tensioneve me Iranin

Studimi i Universitetit të Amsterdamit: Përdorimi i orëve inteligjente mund të parandalojë goditje në tru

Raphinha pas fitores: “Goli i Lamine ishte LEGJENDAR! Unë gjithmonë kërkoj rritje”

Lumi më i vjetër në botë: Lumi Finke në Australi mbijetoi për 400 milionë vjet

Nottingham Forest ofron £35 milion për Jean-Philippe Mateta

Kur është koha ideale për filxhanin e parë të kafesë?

Pse oreksi ynë ndryshon gjatë dimrit?

E përfunduar: Fermín López qëndron te Barça!

ASh: Ankimim si teatër pa efekt ligjor: Pse Ziadin Sela mungoi në kuvend dhe nuk votoi kundër ligjit?!

Tastierat e kompjuterit më të ndyra se WC-ja? Hulumtimi tregon shifra shqetësuese

Arteta pas humbjes 2-3: “Fitore e Manchester United në një mënyrë të çuditshme”

Sergio Ramos nënshkruan marrëveshje paraprake për të blerë Sevilla FC

Barça mbyll bisedimet për të siguruar të ardhmen e Fermín López

151
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?