Policia godet raste të dhunës dhe drogës në Pollog – arrestime në Gostivar dhe Tetovë

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Qershor, 2025 11:14

Policia godet raste të dhunës dhe drogës në Pollog – arrestime në Gostivar dhe Tetovë

Policia e Gostivarit dhe e Tetovës gjatë datave 28 dhe 29 qershor 2025 ka ndërmarrë një sërë masash operative, duke privuar nga liria disa persona për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje.

Sulm fizik dhe kërcënime në Gostivar

Më 28 qershor, rreth orës 23:30, në rrugën “B. Ginovski” në Gostivar, policia arrestoi U.N. (24) nga Turqia, pasi paraprakisht, rreth orës 02:45, në një banesë në Gostivar kishte ushtruar dhunë fizike dhe kishte kërcënuar B.Sh. (24) nga Gostivari. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

Ofendim ndaj policisë

Po të njëjtën ditë, rreth orës 20:00, në rrugën “72” në Gostivar, u arrestua F.H. (55), banor i Gostivarit, pasi kishte fyer dhe ofenduar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Zbulim i drogës në Gostivar

Më 28 qershor, rreth orës 21:45, gjatë një bastisjeje me urdhër gjyqësor në shtëpinë e D.P. (51) nga Gostivari, u gjetën dhe sekuestruan: një saksi me bimë kanabisi, një enë qelqi me marihuanë, një qese me marihuanë dhe një tjetër me fara kanabisi. Hetimet vazhdojnë dhe do të pasojë kallëzim penal.

Vjedhje në Çegran

Më 28 qershor, në orën 21:30, V.I. (48) nga fshati Çegran ka raportuar se në periudhën 18–28 qershor, nga parcela e tij është vjedhur pajisje ndërtimi. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Sulm fizik në Tetovë

Më 29 qershor, rreth orës 02:20, në SPB Tetovë është paraqitur një incident ku B.Z. (20) nga fshati Radiovcë ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga D.J. dhe L.R., në një lojëratore në rrugën “Ilindenska” në Tetovë. Policia është duke punuar për zbardhjen e rastit.

Ngasje e automjetit nën ndikim të alkoolit

Më 28 qershor, rreth orës 22:26, në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, është ndaluar S.N. (52) nga fshati Zhilçë, pasi gjatë kontrollit u konstatua se po drejtonte veturën e tij “Mazda” me targa të Tetovës me 2.63 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të rastit, do të ngritet kallëzim penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Qershor, 2025 11:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.