Një kërcënim për vendosjen e një mjeti shpërthyes në objektin shtetëror të Kuvendit të Kosovës ka alarmuar autoritetet paraditen e sotme, më 5 korrik 2025.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi për portalin rtv21.tv se kërcënimi është bërë përmes një mesazhi të shkruar.
“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paraditës, është pranuar një informatë (me SMS), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuar personat nga objektet,” tha Kelani.
Sipas tij, janë njoftuar prokuroria kompetente dhe njësitë përkatëse policore, të cilat bashkë me ekipet e deminimit janë duke zhvilluar kontroll të imtësishëm në objekt.
Policia e Kosovës ka garantuar se po i trajton me seriozitet maksimal të gjitha rastet që cenojnë sigurinë publike, ndërsa veprimet hetimore janë në zhvillim. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
5 Korrik, 2025 12:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.