Momenti kur Cristiano surprizoi kalimtarët në Madrid
Në një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij jashtë fushës, Cristiano Ronaldo vendosi të maskohej si një i pastrehë në rrugët e Madridit për të surprizuar kalimtarët me aftësitë e tij të jashtëzakonshme me topin. I veshur me një kostum të fryrë, mjekër të rreme, syze dhe paruke, ylli i futbollit ishte pothuajse i panjohshëm për publikun.
Ronaldo kaloi një pasdite në Plaza del Callao, duke bërë truket e tij të zakonshme me topin, duke u përpjekur të ndërvepronte me kalimtarët, të cilët nuk e kishin idenë se po shihnin një nga lojtarët më të mëdhenj në histori. Momenti kulmor erdhi kur ai luajti me një djalosh të vogël dhe më pas hoqi maskën, duke zbuluar identitetin e tij. Reagimi i fëmijës dhe i turmës ishte i jashtëzakonshëm – një shpërthim emocionesh dhe habie.
Ky veprim ishte pjesë e një fushate promovuese për ROC headphones, por mbi të gjitha, tregoi përulësinë dhe dëshirën e Ronaldos për të qenë pranë njerëzve të zakonshëm. Videoja u bë virale dhe u komentua gjerësisht në media, duke e kthyer këtë moment në një nga më të dashurit nga fansat e tij.
Flaka














