Skandal operacional: Policia reagon me 7 orë vonesë ndaj një masakre familjare

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Korrik, 2025 07:07

Skandal operacional: Policia reagon me 7  orë vonesë ndaj një masakre familjare

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur qytetin e Prilepit të shtunën pasdite, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar, përpara se të vetëvritej. Tragjedia ndodhi rreth orës 15:00, në një lagje pranë Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Prilep, transmeton Flaka.

Sipas portalit Infomax, i cili raporton nga vendngjarja, autori i dyshuar i kishte ftuar në shtëpi viktimat, dhe pas rreth një ore, i ka qëlluar për vdekje. Sipas të njëjtit burim, rasti është denoncuar në polici rreth orës 15:30, përmes linjës telefonike 192, por ekipi policor i SPB–Prilep është paraqitur në vendngjarje vetëm rreth orës 22:30 – shtatë orë më vonë.

Kjo vonesë dramatike në reagim përbën një dështim të rëndë institucional, sidomos në një rast me pasoja tragjike dhe rrezik të lartë publik.

Në momentin kur Policia më në fund u paraqit në vendin e ngjarjes, ndodhi një incident tjetër serioz, përcjell Flaka. Një inspektor i SPB–Prilep tentoi të hynte në shtëpinë ku kishte ndodhur krimi, por autori i dyshuar e kërcënoi me një bombë dore, duke e detyruar të tërhiqej. Vetëm pas këtij momenti, dorasi aktivizoi bombën, duke shtuar panikun mes banorëve të lagjes.

Për shkak të situatës së rrezikshme, SPB–Prilep kërkoi ndihmë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup. Një ekip special u dërgua me helikopter, por mbërritja e tyre ndodhi vetëm rreth orës 01:30 të mëngjesit të së dielës – më shumë se 10 orë pas raportimit të parë të rastit.

Ndërhyrja për neutralizimin e autorit nuk solli rezultat, pasi ai kreu vetëvrasje pak çaste para aksionit.

Vetëm pas kësaj drame shumëorëshe, në vendngjarje dolën ekipet e krim-teknikës, Prokurorisë dhe Mjekësisë Ligjore, për të kryer hetimin dhe grumbullimin e dëshmive. Deri më tani, nuk dihen motivet që çuan në këtë akt tragjik, ndërsa MPB ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare, edhe pse bëhet fjalë për një nga rastet më të rënda të dhunës familjare dhe krizës së reagimit institucional.

Informacionet bazohen në raportimet e portalit Infomax, ndërsa Flaka do të vijojë ndjekjen e rastit në përpjekje për të siguruar qëndrimin zyrtar të autoriteteve përgjegjëse. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Korrik, 2025 07:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.
Marketing Politik, Porosi nga Koalicioni AKI
Edicion Special
Marketing Politik, Porosi nga Koalicioni AKI