VLEN: Sporti shqiptar po përjeton një rilindje të vërtetë

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 11:07

VLEN: Sporti shqiptar po përjeton një rilindje të vërtetë

Për herë të parë pas shumë vitesh, sporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut po përjeton një transformim të vërtetë, falë mbështetjes së drejtpërdrejtë buxhetore dhe përkushtimit të Qeverisë së re dhe koalicionit VLEN. Kështu deklaron Safije Sadiku Shaini, në emër të këtij koalicioni, duke theksuar se tashmë klubet sportive shqiptare janë bërë pjesë e barazisë institucionale, transmeton Flaka

Sporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut po përjeton një rilindje të vërtetë! Për herë të parë, klubet shqiptare po trajtohen me dinjitet dhe përfshihen në ndarjen e buxhetit shtetëror si kurrë më parë. Kjo është vepër konkrete e Qeverisë së re dhe përkushtimit të VLEN.” – theksoi Shaini.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin e parë të qeverisjes së re janë ndarë mbi 102 milionë denarë për mbi 100 klube shqiptare në të gjitha trevat shqiptare. Mes përfituesve janë emra të njohur të sportit vendor, si dhe klube të kategorive të ndryshme – nga futbolli e basketbolli, te hendbolli dhe sportet e femrave.

Disa nga përfituesit kryesorë janë:

  • KF Shkëndija (Tetovë) – 4.000.000 denarë
  • KF Bashkimi (Kumanovë) – 3.000.000 denarë
  • KH Çairi (Shkup) – 6.000.000 denarë
  • KB Çairi – 4.000.000 denarë
  • KF për femra Shkëndija – 1.000.000 denarë
  • KV Uskana (Kërçovë) – 1.000.000 denarë

Ky financim nuk është vetëm ndihmë – është njohje dhe drejtësi për punën, sukseset dhe sakrificën e sportit shqiptar.” – thekson zëdhënësja e VLEN-it.

Përveç mbështetjes financiare, VLEN thekson edhe investimet infrastrukturore që po realizohen paralelisht në disa komuna shqiptare:

  • Tetovë – fushë futbolli, volejbolli dhe basketbolli me tribuna për 116 ulëse
  • Kërçovë – rikonstruksion i qendrave sportive, tribuna dhe zona fitnesi
  • Gostivar, Zhelinë, Bogovinë, Butel – kënde për fëmijë dhe terrene moderne

Sporti nuk është luks, është themel i një shoqërie të shëndetshme. VLEN po e kthen sportin në prioritet kombëtar për çdo të ri dhe të re shqiptare.

Sipas deklaratës së VLEN-it, në mbledhjet e fundit të Qeverisë janë miratuar projekte me vlera të mëdha financiare, që synojnë rritjen e përfshirjes rinore në sport, barazi rajonale dhe përmirësim të cilësisë së jetës.

Pjesa më e madhe e këtyre projekteve janë në komuna shqiptare – aty ku për vite sporti ishte i harruar dhe i anashkaluar. Ne po e rikthejmë me dinjitet.

Në përmbyllje, VLEN e cilëson këtë mbështetje si realizim konkret të premtimeve për drejtësi dhe barazi:

Kjo është drejtësia që kemi premtuar dhe që sot po e zbatojmë me përkushtim dhe dashuri për këtë vend.” – përfundon deklarata. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 11:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.