Arrestohet 29-vjeçari i dyshuar për dy tentativa vrasjeje, vjedhje të rënda dhe armëmbajtje pa leje

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 10:52

Arrestohet 29-vjeçari i dyshuar për dy tentativa vrasjeje, vjedhje të rënda dhe armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar nga policia e Manastirt nën dyshimin për disa vepra penale të rënda, përfshirë dy tentativa për vrasje, tri vjedhje të rënda, si dhe posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve të zjarrit, transmeton Flaka

“SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër G.P. (29) nga fshati Angellci, Komuna e Vasilievës, për shkak të dyshimeve për dy vepra penale ‘vrasje në tentativë’, tre vepra ‘vjedhje të rënda’ dhe një vepër ‘prodhim, mbajtje dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose mjeteve shpërthyese’,” njoftoi policia.

Sipas informacionit zyrtar, në periudhën nga 2 deri më 7 korrik 2025, në afërsi të fshatit Kërklino (rajoni i Manastirit), i dyshuari hyri në dy shtëpi të fundjavës, ku shkaktoi dëme materiale pa marrë asgjë. Më pas, në fshatin Dollno Srpci, Komuna e Mogillës, ai përdori forcë për të hyrë në një shtëpi nga ku vodhi një pushkë gjahu kalibri 16 mm dhe dy bidona me karburant.

Ngjarja kulmoi më 7 korrik, kur në të njëjtën zonë, i dyshuari hapi zjarr ndaj një 22-vjeçari dhe dy të miturve të moshës 15 dhe 16 vjeç.

“Me armën e vjedhur, G.P. qëlloi në drejtim të tre personave, një i rritur dhe dy të mitur,” konfirmon raporti i policisë.

Pas incidentit, në hyrje të fshatit Vasharejcë, ai tentoi të qëllojë edhe në drejtim të zyrtarëve policorë, por pa sukses.

“Gjatë përballjes me policinë, i dyshuari u përpoq të qëllojë, por nuk ia doli. Policia u detyrua të reagojë me armë zjarri dhe e plagosi në këmbë, pas çka ai u neutralizua dhe u arrestua.”

Policia e Manastirit informon se ndaj të dyshuarit do të ndiqen të gjitha procedurat penale të parapara me ligj, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të ndriçuar plotësisht të gjitha rrethanat e rastit. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 10:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.