Porti i Durrësit përballon fluks rekord – mbi 240 mijë pasagjerë në gjashtë muaj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2025 17:21

Porti i Durrësit përballon fluks rekord – mbi 240 mijë pasagjerë në gjashtë muaj

Porti i Durrësit vijon të mbetet një nga pikat kufitare më të rëndësishme në Shqipëri, duke përballuar vit pas viti një fluks gjithnjë e më të lartë pasagjerësh. Gjatë periudhës janar–qershor 2025, janë përpunuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Fluksi më i madh është regjistruar në hyrje të vendit, i lidhur me sezonin turistik dhe ardhjen e emigrantëve shqiptarë dhe kosovarë që punojnë në Itali dhe vende të tjera të Evropës.

Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Kreshnik Bajraktari, ka deklaruar se janë marrë masa shtesë, përfshirë dyfishimin e linjave të trageteve, lundrime të dyfishta dhe sportele të reja për kontrollin kufitar, për të përballuar fluksin në rritje.

Parashikimet për muajin gusht tregojnë se fluksi do të arrijë kulmin, me deri në 11 lundrime në ditë, duke e kthyer portin në një nyje strategjike për udhëtimet detare.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2025 17:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.