Dy modelet e Demokracisë që aplikohen në shoqëritë e ndara etnike!

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Korrik, 2025 19:39

Dy modelet e Demokracisë që aplikohen në shoqëritë e ndara etnike!

Fidan Jusufi

Demokracia konsensuale – nga Arend Lijphart dhe Demokracia integruese – nga Donald Horowitz

Lijphart përqendrohet te demokracia konsensuale, duke propozuar një model që funksionon mirë në shoqëri me ndarje etnike, gjuhësore apo fetare. Ai thekson pushtetin e ndarë mes grupeve (power-sharing) dhe autonominë e tyre (group autonomy), duke e quajtur këtë model “konsociacional”.

Horowitz, nga ana tjetër, është më kritik ndaj modelit të Lijphart dhe propozon një qasje që synon integrimin ndërgrupor. Ai mbështet sisteme zgjedhore që nxisin bashkëpunim ndëretnik, si votimi preferencial, për të ndërtuar koalicione ndëretnike dhe jo vetëm përfaqësim të ndarë.

Pra, Lijphart thekson ndarjen dhe balancimin, ndërsa Horowitz thekson integrimin dhe bashkëpunimin ndërgrupor.

Republika e Maqesonisë së Veriut, pas Marrëveshjes së Ohrit, ka aplikuar modelin e demokracisë konsensuale të Arend Lijphart, ndërsa kohët e fundit ka tendenca gjithmonë në rritje të kalohet në një lloj tjetër të demokracisë, respektivisht në atë integruese të Horowitz. Eksperimenti i parë në këtë drejtim, ishte me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, nëpërmjet koalicionit “Можеме”, dhe vazhdon në mënyrë edhe më të vrazhdë sot nëpërmjet VMRO-DPMNE-së, duke anashkaluar të drejtën e komunitetit Shqiptar në RMV, për tu përfaqësuar nëpërmjet përfaqësuesve të vet legjitim.

Në këtë mënyrë sulmohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, organizimi autonom politik i Shqitarëve në RMV!

Kjo është një arsye shtesë dhe shumë e fuqishme, pse më shumë se kurrë, sot na duhet një bllok i fuqishëm politik, që do ti shterë këto tendenca me prapavijë sundimi njëherë e përgjithmonë!

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Korrik, 2025 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.