Modric ndez San Siron – Milan shet 30,000 bileta sezonale

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2025 23:48

Modric ndez San Siron – Milan shet 30,000 bileta sezonale

Vetëm dy javë pas zyrtarizimit të transferimit të Luka Modric te AC Milan, klubi italian po përjeton një bum të jashtëzakonshëm financiar, veçanërisht në shitjen e biletave sezonale. Sipas Gazzetta dello Sport, Milani ka shitur mbi 30,000 bileta sezonale, një shifër që u arrit përpara se të niste faza e shitjes së përgjithshme për publikun.

Efekti Modric u ndje menjëherë: vetëm 24 orë pas njoftimit zyrtar, u shitën mbi 1,500 bileta, duke dëshmuar entuziazmin e tifozëve për të parë ish-yllin e Real Madridit në “San Siro”. Ky interes i madh ka gjallëruar atmosferën te “Rossonerët”, duke e kthyer transferimin e mesfushorit kroat jo vetëm në një përforcim sportiv, por edhe në një sukses komercial që pritet të zgjerohet me afrimin e sezonit të ri.

Modric, i cili ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me mundësi rinovimi deri në 20276, ka sjellë një valë optimizmi te tifozët pas një sezoni të vështirë për Milanin. Klubi synon të arrijë shifrën e 40,000 biletave sezonale, duke e bërë këtë një nga fushatat më të suksesshme të viteve të fundit.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2025 23:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.