Aksident fatal në hyrje të Gostivarit: Humb jetën një i ri 18 vjeçar

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 08:29 Përditësuar

Aksident fatal në hyrje të Gostivarit: Humb jetën një i ri 18 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në hyrje të qytetit të Gostivarit, përkatësisht në bulevardin kryesor të qytetit, njofton Flaka

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motoçikletës. Viktima, një i ri 18 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ekipi i policisë, autoambulanca si dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar.

Për momentin nuk është bërë publik identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet kompetente janë në proces të hetimit dhe pritet të dalin me detaje shtesë gjatë ditës.

Gjatë kohës së zhvillimit të ekspertizës në terren, pjesa e rrugës ku ndodhi aksidenti ishte e bllokuar për qarkullim, duke shkaktuar vonesa për automjetet që hynin ose dilnin nga qyteti.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit po vazhdojnë. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 08:29 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.