Flaka thumbon: Zeka dhe Beni e zgjidhën krizën: Sponsor + LIKE = Zgjidhje politike
Zeqirja Ibrahimi dhe Arben Fetai më në fund gjetën zgjidhjen për krizën më të madhe që i përndiqte: mungesën e LIKE-ve në Facebook. Mospërmendja në sondazhe? S’është problem kur ka “Sponsor”. Facebook ofron zgjidhje: paguan, dhe pëlqimet vijnë si shi në gusht.
Kur mungojnë në sondazhe, dalin në Facebook.
Kur s’ka përkrahje në terren, ka pëlqime të paguara.
Kur vota s’ka, vjen “reach-u”.
Zeqirja Ibrahimi dhe Arben Fetai, përballë krizës së vëmendjes, u dorëzuan te algoritmi. Facebook ofron gjithçka: vetëm paguaj. Dhe pëlqimet vijnë, komentet shfaqen, “popullariteti” shpërthen.
Konkurrencë e brendshme në VLEN? Bilalli dhe Izeti, kujdes: Zeka & Beni janë në fushatë dixhitale. Realiteti tjetër punë ka.
Investime të mençura, strategjike dhe krejtësisht… virtuale.
Kush ka LIKE, ka edhe vota? Tetori do ta tregojë. Për tash, Flaka thumbon: Lajmi që s’na duhej. Flaka














