Rodrygo në radarët e Guardiolës – City gati për ofertë të madhe
Manchester City po përgatitet për një lëvizje të bujshme në merkato: Pep Guardiola është një admirues i madh i Rodrygo Goes, dhe nëse Savinho largohet drejt Tottenhamit, braziliani i Real Madridit do të bëhet prioriteti numër një për “Citizens”.
Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano dhe OneFootball, Guardiola ka shtyrë personalisht për këtë transferim, duke e konsideruar Rodrygon si “lojtar ëndrrash” për sistemin e tij. Real Madrid është i hapur për shitje, por vetëm nëse lojtari kërkon largimin dhe klubi anglez paguan çmimin fillestar prej €100 milionësh.
Rodrygo, nga ana tjetër, e do Real Madridin dhe nuk e ka të lehtë të marrë një vendim përfundimtar. Ai ka kontratë deri në vitin 2028 dhe ka shprehur më parë respekt të madh për Guardiolën, duke e cilësuar si “trajner të madh” dhe duke pranuar se është shumë e vështirë të luash kundër skuadrave të tij.
Me largimin e Jack Grealish drejt Evertonit dhe James McAtee në negociata me Nottingham Forest, City po kërkon përforcime në krahët e sulmit, dhe Rodrygo shihet si zgjidhja ideale për të sjellë kreativitet dhe fleksibilitet në fazën ofensive.
Flaka














