Vijojnë reagimet pas presionit policor ndaj gazetarit të portalit Tetova Sot

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 11:18

Vijojnë reagimet pas presionit policor ndaj gazetarit të portalit Tetova Sot

Pas tentativës për presion ndaj gazetarit Nevrij Ademi nga portali Tetova Sot, figura të njohura publike kanë reaguar ashpër, duke mbrojtur lirinë e fjalës dhe punën profesionale të mediave.

Bajram Rexhepi theksoi:
Presioni policor ndaj gazetarit Nevrij Ademi, është një akt i turpshëm dhe skandaloz ndaj fjalës së lirë. Është një akt dëshpërimi i njerëzve, që dinjitetin politik e kanë në nivelet më të ulëta të mundshme. Është fundi i një epoke turpi, që po na njollos keq si komb.”

Ndërsa Jeton Shaqiri deklaroi:
Fjala e lirë nuk ndalet me presion e as me frikë. Çdo tentim për të mbytur zërin e mediumeve është shenjë e mendësisë diktatoriale dhe dëshmi e mungesës së guximit për transparencë. Sot jemi të gjithë me Nevrij Ademi dhe Tetova Sot – sepse kur sulmohet fjala e lirë, preket e drejta e secilit prej nesh. Mbështetje e plotë për mediumet dhe gazetarët që nuk heshtin!

Po ashtu, Isen Shabani shtoi:
Gazetarët janë një urë e rëndësishme mes qytetarëve dhe institucioneve. Portali Tetova Sot është shembull i punës profesionale dhe të përgjegjshme, duke informuar opinionin publik me saktësi dhe transparencë. Respekti për median dhe fjalën e lirë është themel i demokracisë sonë.”

Këto reagime vijnë në një moment kritik për lirinë e medias në Tetovë dhe shërbejnë si mbështetje publike për gazetarët që veprojnë pa frikë dhe me përgjegjësi profesionale. Flaka Media

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 11:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?