Këngëtari i njohur Ylli Limani ka bërë një reagim që ka shqetësuar fansat e tij në Shkodër dhe më gjerë. Përmes një postimi në Instastory, ai falënderoi publikun për mbështetjen, por njëkohësisht njoftoi se koncerti i planifikuar nuk u mbajt dot, pasi policia ndërhyri për të dytën herë radhazi, duke e bërë të pamundur realizimin e tij.
“Shkodër, faleminderit që keni ardh për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I will see you soon”, – shkroi Limani.
Ky anulim i përsëritur ka lënë të zhgënjyer shumë prej fansave që kishin pritur me padurim performancën e tij. Ende nuk dihen detaje të plota mbi arsyet e ndërhyrjes së policisë, por reagimi i artistit tregon se ai mbetet i vendosur për t’u rikthyer në Shkodër sa më shpejt.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Gusht, 2025 10:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.