Dhjetë vjetë pa Akademik Mark Krasniqin

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 10:10

Dhjetë vjetë pa Akademik Mark Krasniqin

Hysen Ibrahimi
Suedi/Förslöv, 31.08.2025

Dy herë më shumë të punoni edhe për nderë të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova edhe për nderë të Papa Klementit XI Albani, sepse që të dy këto figura ishin dhe mbeten figura të ndritshme për popullin shqiptar – tha Akademik Mark Krasniqi.

Tani e dhjetë vjetë nuk e kemi në mesin tonë Prof. Dr. Mark Krasniqin, personalitetin më të shquar dhe më të dashur të popullit shqiptar.

Veprat e tij akademike, studimore e shkencore kanë lënë gjurmë në historiografinë tonë shqiptare dhe
për këtë asnjëherë nuk është ndalur së punuar. Ai, u preokupua si studiues i gjeografisë për shtrirjen e
popujve dhe migrimi i tyre i dhunshëm nga troijot e tyre etnike sidomos i popullit shqiptar, duke i dhënë vetes për detyrë për të punuar në fushën e etnografisë për zbulimin rrënjësor të popujve të cilët janë autokton të Gadishullit Ilirik. Dhe si shkrimtar, publicist, përkthyes dhe mbi të gjitha ai ishte pajtimtar me ndikim të madh te populli shqiptar, gjatë pajtimit të gjaçeve në vitet e 90-ta me në krye të madhin Prof. Anton Çeta.

Unë perosnalisht kam pasur nderin që të marrë këshilla nga Akademik Mark Krasniqi, se si duhet mbështetur dhe afirmuar çështja kombëtare karrshi armiqve tanë që i kemi rreth neshë në këto troje poer edhe mërgatë. Po e citoi një këshillë të tij: “Hysen, vetëm shkrimet që janë mjaftueshëm të mbështetura në fakte, referenca të besueshme dhe dëshmi faktike, kanë ndikim te bota e qytetëruar perendimore. Ndaj, punoni në këtë drejtim dhe mund të them se jeni në rrugë të mbarë pasi kam lexuar veprat tuaja”, fund citati.

Po ashtu ai ishte kurreshtar ta din se si ka ardhur ideja për emërtimin e Shoqatës, i cili më pyeti: -Hysen, nga erdhi ideja për emërtimin e Shoqatës së Shkrimtarëve tuajën në Suedi me emrin e Papa Klementit XI Albani?

-Prof. Mark, ideja për emërtimin e kësaj shoqate me emrin e Papa Klementit XI Albani, ishte ide e vet Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në vitin 2000, kur e kam promovuar librin tim të parë «Solidariteti i Mërgatës Shqiptare» – iu përgjigja.

-Atëherë ju, dy herë më shumë jeni të obliguar që të punoni edhe për nderë të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova edhe për nderë të Papa Klementit XI Albani, sepse që të dy këto figura ishin dhe mbeten figura të ndritshme për popullin shqiptar – tha Akademik Mark Krasniqi me një buzëqshje të ngrohtë. Kështu Akademik Mark Krasniqi, ka ditur që të këshillon anët e duhura, anët e realitetit të temave shkencore, për të qenë krijimtaria e jonë e bindshme dhe e përparuar për të nxitur edhe studiues e albanolog tjerë të mirren me çështjen shqiptare.

Niveli i Akademik Krasniqit, ka ndikuar te të gjithë studiuesit, shkrimtarët dhe në veçanti te etnografët ta përceptojnë argumentin për ti dhënë vlerë veprës.

Prof. Marku, iu desh të nisej prej hiçit në mungesë të literaturës për studime, por me vendosmërinë e tij, ai u detyrua të punoi shumë që populli shqiptar të ecë përpara për krahë botës së qytetëruar perëndimore duke dëshmuar bindshëm për aftësitë e tij prej një studiuesi, gjeografi, etnografi e shkrimtari të madh.
Ishte pjesëmarrës në disa takime tona të përurmit të librit “Thesar Kombëtar…” i cili punën tonë e ka ngritur shumë lartë dhe ne këtë e kmi vlerësuar maksimalisht.

Prof. Marku ka ndërruar jetë në moshën 105 vjeçare, më 28 gusht 2015. Ishte i lindur më 1920 Gllaviçicë.
Mëshira dhe bekimi i Zotit qofshin me shpirtin e Profesorit të dashur Mark Krasniqi, që ishte dhe mbeti shëmbëlltyrë e popullit SHQIPTAR.

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 10:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.