Mexhiti: Nga Shkolla fillore “Kongresi i Manastirit” fillojmë zbatimin e mësimit në një ndrim

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shtator, 2025 14:02

Mexhiti: Nga Shkolla fillore “Kongresi i Manastirit” fillojmë zbatimin e mësimit në një ndrim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, z. Izet Mexhiti, vizitoi Shkollën Fillore ‘Kongresi i Manastirit’ me rastin e fillimit të vitit shkollor.

Mexhiti, para punënjësve arsimorë dhe nxënësve të kësaj shkolle tha se hapi i parë drejt arsimit evropian në Çair, po fillon nga Sh.F. “Kongresi i Manastirit” ku nga sot filloi zbatimi i mësimit në një ndrim të vetëm.

‘Sot, në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor, hedhim hapin e parë konkret drejt një Çairi evropian në arsim: fillojmë mësimin në një ndrim në SHF “Kongres i Manastirit”. Ky nuk është vetëm një paralajmërim, ky është realizim. Është dëshmi se projektet dhe premtimet tona kanë kredibilitet dhe peshë, dhe se ne punojmë seriozisht, me plan dhe me përgjegjësi’, deklaroi Mexhiti.

Për fëmijët kjo do të thotë mësim më cilësor, orë interaktive dhe me projekte, më shumë sport dhe kulturë, një ambient i sigurt dhe motivues, tha Mexhiti ndërsa theksoi se për prindërit kjo do të thotë kujdes dhe siguri e garantuar, më pak stres dhe planifikim më i mirë i ditës së punës, komunikim i rregullt dhe transparent me shkollën.

‘Për mësimdhënësit kjo do të thotë trajnim për metoda bashkëkohore, përdorim të mjeteve digjitale dhe praktika gjithëpërfshirëse, organizim të qartë të ditës së punës dhe sistem stimulues për rezultate dhe zhvillim profesional’, deklaroi Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti paralajmëroi se modeli pilot i “Kongresit të Manastirit” do të shtrihet sipas një kalendari të qartë edhe në shkollat tjera, dhe brenda katër viteve Çairi të jetë komunë ku të gjitha shkollat fillore do të funksionojnë me sistem një-ndrim dhe mësim tërë ditor.

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shtator, 2025 14:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?